Gaxherri e LDK-së: Taksa nuk është as Bibël as Kuran, jemi të dakorduar me VV-në për reciprocitet

Gaxherri e LDK-së: Taksa nuk është as Bibël as Kuran, jemi të dakorduar me VV-në për reciprocitet

Aktuale February 12, 2020 - 21:33

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se LDK dhe Vetëvendosje janë në koordinim sa i përket reciprocitetit.

Ajo deklaroi se duhet pasur shumë kujës me partnerin siç është Amerika, por si të zgjedhur të popullit duhet të kenë shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve.

“Duhet të kemi kujdes dhe duhet të besojmë në mbështetjen e ShBA-së, pikërisht ish-kryeministri Hardianaj ka kërkuar publikisht edhe në BE mbështetjen e Amerikës sepse procesi i dialogut dekradoi.Të gjitha partitë politike, sepse ShBA-të kanë shtyrë shumë  më mirë proceset në Kosovë. Por në këtë situatë që jemi duhet të kenë parasysh edhe ShBA edhe BE-ja gjendjen e Kosovës dhe sjelljen e Serbisë karshi Kosovës. Resoj se është shumë mirë angazhimi i Amerikës në radhë të parë me burokracinë e BE-së, karshi Kosovës, por edhe për të na ndihmu të na tregojnë se ne nuk jemi vegël në këtë proces. Në nuk guxojmë të shkojmë blanko në asnjë proces pa i ditë disa kufij në raport më Kosovën, duhet ta dimë këtë sidomos ne dy partitë që jemi në pushtet, e sidomos z.Kurti. Mendoj se taksa dhe reciprociteti që ne po pretendojmë për ta vënë, sepse sonte nuk mund të falsë në emër të LDK-së se çfarë do të bëjmë, edhe pse jemi në koordinim me VV-në”, tha Gaxherri në TV Dukagjin, transmeton Indeksonline.

Gaxheri shtoi se taksa nuk është as Bibël as Kuran dhe se askush s’mund ta detyrojë Kosovën të prekë sovranitetin dhe integritetin e vendit.

“Mendoj se taksa, edhe nëse nesër do e praktikojnë kundër aleatëve tanë masën e reciprocitetit nuk është as Bibël as Kuran, këto dy masa. Në qoftë se neve na premtojnë aleatët tanë që ky afat i pezullimit do të ketë kohë të caktuar, sepse asnjë parti politik nuk mund të vazhdojë të bëjë dialog me Serbinë pa kufi.Të gjitha deklarata e përfaqësuesve zyrtarë janë se kjo çështje duhet të përmbyllet dhe nëse është ashtu s’e kemi të vështirë të japim afat 3-6 muaj dhe të hyjmë në dialog me rezolutën që është në fuqi. Askush s’mund të nda detyrojë të prekim sovranitetin dhe integritetin e vendit e as që nesër pasnesër ta fuqizojmë edhe taksën edhe reciprocitetin. Duhet të gjejmë zgjidhje”, shtoi Gaxherri