Vendimi i Kurtit nuk i prek pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Vendimi i Kurtit nuk i prek pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Aktuale February 12, 2020 - 20:18

Gjyqtarëve dhe Prokurorëve nuk do të ju ulen pagat, pavarësisht vendimit të qeverisë Kurti.

Është mbledhje e dytë e qeverisë Kurti.

E pikërisht në këtë takim, kabinetit i kryeministrit të ri, vendosi që t’ia ulë pagat vetës.

Shefi i ekzekutivit Albin Kurti, vendosi në votim vendimin që shfuqizimin e një vendimi të qeverisë Haradinaj.

Por, edhe për këtë vendim menjëherë filluan diskutimet në jetën publike.

Gjithë kjo për shkak të një nenin në Ligjin për Gjykatat dhe atë për Prokurorinë e Shtetit.

Në Ligjin për Gjykata, thuhet se paga e kryetarit të Gjykatës Supreme nuk duhet të jetë më e vogël se e kryeministrit.

Ndërkohë, në Ligjin për Prokurorin e Shtetit, thuhet se kryeprokurori merr kompensim ekuivalent me kryetarin e Gjykatës Supreme.

Por, pavarësisht këtij neni kryeministri Albin Kurti tha se pagat e sistemit të drejtësisë nuk do të preken.

E mëdyshje ndaj këtij vendimi të qeverisë Kurti, kanë njohësit e sistemit të drejtësisë.

Sipas Miftarajt, shkelja që ka bërë Qeveria e re, është e njëjtë me Qeverinë e kaluar, por me qëllime të kundërta.

Për vendimin e Qeverisë Haradinaj për ngritje të pagave, Agjencia Kundër Korrupsionit kishte dorëzuar një Kallëzim Penal, në Prokurorinë Speciale.

Kjo pasi që ishte konstatuar se në atë vendim kishte konflikt interesi.