Kurti emëron zëvendësministërin e radhës
Aktuale
February 12, 2020 - 18:23
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Ilir Aliun, Zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
Kryeministri Kurti, ka uruar Aliu për pozitën në këtë institucion dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen për çështje relevante, në shërbim të qytetarëve.
Kurti deri më tani ka emëruar 5 persona si zëvendësministra.