Komuna e Vushtrrisë, Agjencia e Punësimit dhe UNDP ndajnë çertifikatata dhe vizitojnë përfituesit

Komuna e Vushtrrisë, Agjencia e Punësimit dhe UNDP ndajnë çertifikatata dhe vizitojnë përfituesit

Aktuale February 12, 2020 - 16:45

Komuna e Vushtrrisë, Agjencia e Punësimit dhe UNDP ndajnë çertifikatata dhe vizitojnë përfituesit

Komuna e Vushtrrisë dhe Agjencia e Punësimit e Kosovës në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes Programit Tregu Aktiv i Punës 2, dorëzuan sot zyrtarisht çertifikata përfituesve të programit për Praktikë në Punë, i cili si masë aktive e punësimit ka për qëllim të mbështes të papunët që kanë diplomuar kohëve të fundit. Ceremonia u mbajt në Kuvendin Komunal në Vushtrri.

Në ceremoni morën pjesë z. Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës se Vushtrrisë, z. Drin Haraqia, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Punësimit dhe znj. Valbona Bogujevci, Ndihmës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë ku ata, me këtë rast bënë ndarjen e çertifikatave për praktikantet që kanë kryer praktikën në ndërmarrje private dhe institucione publike në kuadër të programit praktikë në punë.

Qëllimi i programit është që të ju mundësojë të papunëve, të diplomuar në institucionet e arsimit të lartë, duke iu ofruar mundësi që të bëjnë një praktikë gjashtë-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat dhe institucione publike, në mbështetje të punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Më ketë rast ne kuader të bashkëpunimit mes Komunes se Vushtrrisë , Agjencisë se Punësimit dhe UNDP-së ne kuadër zbatimit të Programeve Aktive të Tregut të Punës u organizua edhe një vizitë tek bizneset përfituese në kuadër të programit të Subvencionimit të Pagës si dhe tek përfituesit e Programit të Vetëpunësimit, të cilët sapo kanë themeluar bizneset e tyre me mbështetje të programit të vetëpunësimit.

Gjatë vitit 2019, UNDP, në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe Komunën e Vushtrrisë, kanë mbështetur 126 përfitues të papunë përmes mbështetjes me programet aktive të punësimit. Këtu përfshihen: 36 biznese të reja në kuadër të Programit të Vetëpunësimit; ndermjetësimi i 34 vendeve të reja të punës me kontratë një vjeçare të punësimit përmes skemës së subvencionimit në pagë; realizimi i 26 trajnimeve në punë në kompani të sektorit privat; si dhe 30 të rinj të diplomuar kanë përfituar nga programi i praktikës në punë.

Image

Image

Image

Image

Ky është artikull i sponsorizuar.