Viktor Orban uron Albin Kurtin

Viktor Orban uron Albin Kurtin

Aktuale February 12, 2020 - 16:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot urim nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Orban gjithashtu uroi Kurtin edhe për 12 vjetorin e pavarësisë duke theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin e rajonit në institucionet evropiane.

Po ashtu, në urim thuhet se Hungaria do të vazhdojë të punojë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me përfitime reciproke në tregti, investime dhe arsim.