Sekretari i Ramës sulmon Kurtin: Kot shkon në Prekaz kur aeroplanët serb po i lejon në 'Adem Jashari'

Sekretari i Ramës sulmon Kurtin: Kot shkon në Prekaz kur aeroplanët serb po i lejon në 'Adem Jashari'

Aktuale February 12, 2020 - 15:26

Bashkë partiaku i Edi Ramës, Alfred Peza, i cili mbanë postin e sekretarit për marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe mediat në kuadër të Partisë Socialiste,  në një shkrim të gjatë autorial  të titulluar “ Jepni kohë Albin Kurtit të bëhet kryeminsitër i Kosovës” ka përmendur një sërë ndryshimesh që sipas tij po i pëson kryeministri Kurti si një ish-opozitar.

Peza i përmend Kurtit edhe parullën ‘Jo negociata, Vetëvendosje’, ndërkohë thotë se lideri i VV’së tashmë e ka kuptuar se nuk do të mund të qëndrojë gjatë në pushtet nëse nuk bëhet i dëgjueshëm për emisarin e Trumpit, Grenell, dhe për fuqitë tjera ndërkombëtare.

Bashkëpartiaku i Ramës në këtë shkrim ka përmendur edhe dy marrëveshjet e arritura në Berlin me ndërmjetësimin e Richard Grenell. Sipas tij Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për linjën ajrore Prishtinë-Begorad dhe për hekurudhën.

Ndërkohë Peza thotë se Kurti nuk mund të heshtë përgjithmonë.

Sipas tij, lideri i VV’së nuk mundet që në mëngjes të shkojë e të përkulet para varrit të Adem Jasharit në Prekaz, e të lejojë që aeroplanët serbë të ulen pikërisht në aeroportin e Prishtinës që mbanë emrin e komandantit legjendar.