Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë FSK-në
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.
Me këtë rast, ministri Quni e falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën e tij.
Ai, gjithashtu, shprehu falënderimin për Turqinë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.
Ministri Quni shprehu besimin e plotë se bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Turqisë do të intensifikohen edhe më tej në funksion të arritjes së objektivit për arritjen e aftësive dhe kapaciteteve të plota të FSK-së, për të mundësuar kështu ofrimin e kontributit të Kosovës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global, në operacione paqeruajtëse krahas vendeve partnere në mesin e të cilave është edhe Turqia.
Nga ana e tij, ambasadori ÇagriSakar e falënderoi ministrin Quni për pritjen dhe i uroi detyrën e re, si dhe premtoi se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, sikur deri më tash do të vazhdojë ta ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saja.