Rasti i rrahjes së fëmijës në çerdhe, një nënë i drejtohet me letër Hykmete Bajramit
Rasti i rrahjes së fëmijës në çerdhen “Cambridge Kids” ka ngjallur mjaft reagime në opinionin publik.
Derisa edukatorja është arrestuar nga policia, një nënë e një fëmije trevjeçar i është drejtuar me letër të hapur ministres së Arsimit, Hykmete Bajramit.
Ajrina Gashi-Hamdiu i ka kërkuar ministres që të merr masa ndaj atyre kopshteve që lejojnë të tilla raste. Ajo tha se për këto kopshte punojnë ditë e natë që t’i paguajnë, prandaj duhet një trajtim më serioz.
Letra e plotë e prindes:
Letër e hapur Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe në veçanti për ministren Hykmete N. Bajrami,
Ju lutem shumë e nderuara dhe e respektuara znj.Bajrami që të merrni masa sa më shpejt të jetë e mundur në lidhje me kopshtet private që ata të cilët nuk i plotësojnë kushtet të mbyllen urgjentisht.
Të lutem shumë mos lejo që të përjetojmë ngjarje të tilla sikurse sot të rrahet fëmija në kopshtet private, të lutem shumë mos i lejo të përfitojnë në kurriz të prindërve të cilët punojnë natë e ditë që t’i dërgojnë në kopshtet “kishe” më të mira e me staf profesional sepse ashtu paraqiten, të lutem shumë sikur një nënë një nënës që të merresh seriozisht me çështjen e kopshteve private në Kosovë.
E di shumë mirë që sigurt në krejt Kosovën ka kësi raste po që s’kanë dëshmi prindërit tjerë që ta dëshmojnë, të lutem shumë mos i lejo të ushtrojnë dhunë në fëmijët tanë sepse po sakrifikohemi shumë për ta.
E nderuar po të them prapë që po të lutem sikur një nënë një nënës të cilës t’i ja beson shumë sepse keni fëmijë vet.
Shpresoj që në këtë mandat do ta kesh parasysh këtë punë e cila i preokupon shumë prindër.
Me respekt,
Ajrina Gashi Hamdiu
Nëna e një djali 3 vjeç e gjysmë