Ljajiq: Pozicion i rëndësishëm i Amerikës për të mos zëvendësuar taksën me barriera të reja
Aktuale
February 12, 2020 - 12:20
Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq e ka vlerësuar si një një pozicioni të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara që “taksa mbi mallrat nga Serbia qendrore nuk mund të zëvendësohen me barriera të reja”.
“Nëse tarifat hiqen dhe vendosen masa reciproke, do të thotë që ne kemi shfuqizuar një dhe të vendosim tre barriera të reja, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që SHBA të heqin taksën dhe të fillojnë një dialog për çështje të pazgjidhura, që është një pozicion i pranueshëm për Serbinë”, tha ai për Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Kosova e pati vendosur taksën prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja në nëntor të vitit 2018.