Banorët e Bellanicës pretendojnë se shteti ua mori pronat

Banorët e Bellanicës pretendojnë se shteti ua mori pronat

Aktuale February 12, 2020 - 11:31
Hazir Hoxha, kryetar i Këshillit për Kthimin e Pronave, tha se me uzurpimin e pronave të Bellanicës janë shkelur të drejtat e banorëve

Me parullën “Shtet pa prokurori, pa gjyqësi, pa drejtësi, shtet me prokurori, me gjyqësi, me drejtësi vetëm për krim të organizuar dhe korrupsion, për mafi e banda”, Këshilli për Kthimin e Pronave të Bellanicës protestuan para Qeverisë së Republikës së Kosovës. Hazir Hoxha, kryetar i Këshillit për Kthimin e Pronave, tha se me uzurpimin e pronave të Bellanicës janë shkelur të drejtat e banorëve.

“Arsyeja e protestës jemi që 11 vjet e më tepër nëpër gjykata,prokurori, ka marrë vendim edhe Kuvendi Komunal i Malishevës që janë shkel të drejtat e njeriut.  Ky shtet është i kapt prej bosave, për qytetarët e Bellanicës të Malishevës nuk ka asgjë jemi të zhgënjyer. Bëhet fjalë për pronat qe janë të uzurpuara qysh para luftës e deri tash mirëpo edhe pse kemi ngajt nëpër gjykata e prokurori veç sa kemi shpenzua pare s’na ka marrë askush parasysh”, tha ai

Hoxha shtoi se këto prona kanë qenë në emër të banorëve të Bellanicës, por që i ka marrë shteti,  raporton Ekonomia Online.

“Unë flas në emër përmbi 5 mijë banorëve, është shpallë zone ekonomike qe na mos me mujt me pas qasje kurrë në të. Po të ish kanë ata qe e kane ble nga privatizimi se edhe privatizimi është pjesë e pushtetarëve tanë. E kemi punu vet me kultura bujqësore po subvencionet i kanë marrë të tjerët na asgjë. Kurrë askush s’ka ardh me punu”, tha ai.

“Pronat kanë qenë në emër tonë por i ka marrë shteti. Këtu fitojnë bosat pushtetarët qe janë kanë. “, theksoi ai duke shtuar se nuk pret asgjë as nga qeveria Kurti. Ai tregoi se për këtë çështje kanë protestuar edhe vite më parë. Hoxha thotë se ky shtet është  mafioz dhe zgjidhja e vetme është ikja nga ky vend.