GLPS-ja kërkon rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga qeveria “Kurti”

GLPS-ja kërkon rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga qeveria “Kurti”

Aktuale February 12, 2020 - 11:29
GLPS-ja kërkon veting në drejtësi

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka shpalosur vlerësimet dhe propozimet mbi temën: “10 masat më urgjente të Qeverisë Kurti”. Sipas kësaj organizate ndër çështje të me të cilat pritet të ballafaqohet kjo qeveri janë të rëndësisë së lartë si në rrafshin ndërkombëtar, e deri tek ristrukturimi i përbërjes dhe organizimit të qeverisë, reformës së administratës publike, reformës në drejtësi dhe reformës në agjendën evropiane, raporton “Zëri.info”.

Vetingu në drejtësi është një ndër sfidat tjera, që sipas kësaj organizate duhet të trajtohet me seriozitet nga ekzekutivi. Madje ata dhanë udhëzime se si mund të realizohet ky proces, raporton tutje “Zëri.info”.

“Në përputhje me premtimin qendror elektoral për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Qeveria Kurti duhet menjëherë të fillojë reformat në sektorin e drejtësisë përmes vetingut. Ky proces duhet të përfshijë sistemit gjyqësor dhe atë prokurorial të Kosovës, si dhe duhet fillimisht të prek pozitat e larta drejtuese të tyre. Vetingu duhet të bazohet në tre elemente vlerësuese kyçe; integritetin profesional, përgatitjen profesionale dhe raportin me grupe politike ose kriminale”, shprehen nga GLPS-ja.

Nga GLPS-ja është theksuar gjithashtu se duhet të krijohet një mekanizëm i mbikëqyrjes efektive të punës së ministrave.

“Qeveria Kurti duhet të prezantojë një mekanizëm të mbikëqyrjes efektive të punës së ministrave, nëpërmjet hartimit të një sistemi të track-record. Ky sistem do të ofronte pasqyrë të përditësuar të punës së ministrave në raport me objektivat e vendosura në fillim të mandatit, si dhe të rolit dhe përgjegjësive të tyre. Kjo nuk është bërë nga asnjë qeveri deri më tani. Shpesh, e më së shumti përgjatë qeverisë së fundit, puna e ministrave ka qenë pothuajse e pa mbikëqyrur, gjë e cila ka bërë që ministrat të kritikohen vetëm në rast të zbulimit të ndonjë skandali institucional, por asnjëherë për shkak të performancës së dobët”, është pohuar tutje.

Kjo organizatë nga Qeveria Kurti, ka kërkuar që emërimet në pozita të larta shtetërore të bëhen në bazë të kritereve të larta të përgatitjes.

“Qeveria Kurti menjëherë duhet të ndryshojë këtë praktikë. Prandaj, emërimet e larta, sikurse zv. ministrat, këshilltarët politik, dhe sekretarët e përgjithshëm, Qeveria Kurti duhet t’i bëjë në bazë të kritereve të larta të përgatitjes dhe integritet profesional”, është thënë tutje atu. /ZERI