Konjufca: Kosova të mos aplikojë sivjet në Interpol
Aktuale
February 12, 2020 - 10:41
Ministri i punëve te Jashtme Glauk Konjufca ka thënë se Kosova duhet të përgatitet shume shpejtë që të aplikojë në anëtarësimin ne organizatën ndërkombëtarë Interpol
Mirëpo siç ka thënë ai Kosova duhet ta marrë një vendim nëse do të aplikojë apo jo pasi sipas të gjitha gjasave Kosova do ta ketë të njëjtin rezultat si herët e kaluara.
" Duhet te lajmërojmë institucionet përkatëse që Kosova nuk do të aplikojë sivjet. Kështu na kanë sugjeruar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë", ka thënë Konjufca. E gjitha kjo sipas tij do të behet në mënyrë që Kosova mos të pësojë edhe një dështim të radhës./Zëri