Qeveria miraton zgjatjen buxhetore për muajin mars
Aktuale
February 12, 2020 - 10:19
Me kërkesë të ministrit të Financave Besnik Bislimi Qeveria e Kosovës ka miratuar zgjatjen e buxhetit për muajin mars deri ne miratimin e buxhetit për vitin 2020, raporton Zëri.info
Ministri i Financave Besnik Bislimi ka paraqitur kërkesën për zgjatje buxhetore për muajin mars derisa te miratohet buxheti për vitin 2020.
"Nga vlerësimet lidhur me shpenzimet konstatojmë se zgjatja buxhetore kërkojmë qe Kuvendi te miratoje zgjatjen e ndarjeve buxhetore. Ky veprim është i nevojshëm. Vendimi i tille i Kuvendit do te vleje deri ne hyrjen ne fuqi te ligjit për buxhet", ka thëne ai. Ndërkohe kërkesa e ministrit Bislimi është aprovuar nga Qeveria/Zëri