Ministria e Financave mban ankandin e parë të letrave me vlerë për vitin 2020

Ministria e Financave mban ankandin e parë të letrave me vlerë për vitin 2020

Aktuale February 12, 2020 - 09:51
Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 19 shkurt 2020 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2020.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Image