Maqedonia e Veriut ratifikoi Protokollin për Anëtarësim në NATO
Aktuale
February 12, 2020 - 09:02
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dje ka ratifikuar Protokollin për Anëtarësim në NATO
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dje ka ratifikuar Protokollin për Anëtarësim në NATO.
Deputetët i dhanë 114 vota pro, njofton Alsat-M. Pas votimit me 114 vota “pro” të Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO në Kuvend, në një ceremoni nderi u ngrit edhe flamuri i NATO-s duke zyrtarizuar kështu anëtarësimin e vendit në NATO, edhe pse vendi i fundit i NATO-s, Spanja nuk e ka ratifikuar në kuvendin e saj.
Kuvendi e mori këtë akt, para përfundimit të ratifikimit të Protokollit nga të gjitha vendet anëtare, sepse ai pritet të shpërndahet ditën e hënë më 23,02,2020.