Shpend Ahmeti reagon pas keqtrajtimit të fëmijës në një çerdhe në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, ka reaguar pas rastit të publikuar në media, ku shihej një edukatore në një çerdhe private duke rrahur një fëmijë.
Ahmeti, ka thënë se Komuna e Prishtinës, nuk i licencon dhe as nuk i monitoron çerdhet private, pasi kjo është në kompetencat e nivelit qendror, transmeton Zëri.info
Ky është reagimi i plotë i Ahmetit:
Pas pyetjeve të disa gazetarëve në lidhje me një incident në një çerdhe private në Prishtinë, informojmë publikun dhe mediat se Komuna e Prishtinës NUK licencon dhe NUK monitoron çerdhet private.
Çerdhet licencohen dhe monitorohen nga Ministria e Arsimit. Po ashtu, bizneset regjistrohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
P.S. Licencimin e monitorimin e kemi kërkuar shumë herë ai kompetencë nga niveli qendror, por që nuk kemi marr përgjigje pozitive.