Reshitaj: Qeveria duhet të bëj politikë me politikanë e jo me qytetarë
Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj theksoi se është e nevojshme që partitë politike të jenë së bashku, dhe të punojnë për të ardhmen e vendit. Duke folur mbi qëndrimet e qeverisë “Kurti” për të hequr taksën dhe për ta vendosur masën e reciprocitetit, Reshitaj theksoi se është e nevojshme që taksa të mbahet.
“AAK-ja konsideroj që ka dhe ka pasur gjithmonë guxim për të qëndruar stoikisht, ndaj çdo presioni nga kushdo kur është në pyetje e ardhmja dhe interesi i vendit. E gjithë kjo nguti apo kjo vështirësi që po krijohet edhe tek qytetarët e vendit, për shkak të një vendimi që e kemi marrë gjatë qeverisjes së kaluar, dhe vendosjes së një reciprociteti, mendoj se po krijohet nga vet politika kosovare se sa nga presionet e jashtme”, ka thënë ajo.
Sipas saj qeveria duhet të bëj politikë me politikanët e jo me qytetarët, siç ka konsideruar ajo.
“Ne duhet të jemi së bashku, të gjitha partitë politike kur është në pyetje e ardhmja e vendit dhe sa më shumë që të jemi të bashkuar edhe presionet e jashtme do të jenë më të logjikshme dhe do të këtë mundësi të pritjes. Mendoj që duhet të jemi më të sinqertë me qytetarin dhe politikë të bëjmë me politikanë e jo me qytetarin”, ka thënë Reshitaj.