Avdullah Hasani jep dorëheqje
Aktuale
February 11, 2020 - 17:05
Shefi i Task Forcës Kundër Narkotikëve te të rinjtë dhe siguri në Shkolla, Avdullah Hasani ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita të cilën e ushtronte tash e 1 vit, derisa nuk ka dhënë detaje rreth kësaj dorëheqje.
Hasani deklaroi se angazhimi i tij do të jetë vetëm professional në vazhdim.Postimi i plotë i Hasanit në Facebook:
Të dashur miq,
Kam dhënë DORËHEQJE nga pozita e Shefit të Task Forcës Kundër Narkotik tek të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla.
Ju falënderoj që më qëndruat pranë, më kritikuat, më këshilluat e nëpërmjet këtyre më ndihmuat.
Angazhimi im tani e tutje do të jetë vetëm profesional.
Suksese Republikës sonë!
Respekt,
AH