Osmani, ministrit Di Maio: Perspektiva europiane është orientim yni strategjik

Osmani, ministrit Di Maio: Perspektiva europiane është orientim yni strategjik

Aktuale February 11, 2020 - 16:40
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio diskutoi çështjet e bashkëpunimit dypalësh, si dhe procesin e integrimit të rajonit në BE.

Ajo ia shprehu mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për ndihmën që Italia, si vend mik, ia ka ofruar Kosovës në periudhat më të vështira të saj, por po vazhdon t’ia ofrojë edhe në kohën e konsolidimit të shtetësisë së saj.

“Ne kemi plane shumë ambicioze për zhvillim. Duam që pritjet e qytetarëve tanë t’i realizojmë me përpikmëri, prandaj kemi nevojë për thellim të partneritetit me miqtë tanë”.

Sipas saj, perspektiva europiane është orientim strategjik i popullit të Kosovës.

“Përcaktimi ynë për integrim në stukturat euroatlantike mbetet synim jetik i popullit të Kosovës”.

Ministri Di Maio, pasi i shprehu urimet për përzgjedhjen e dr. Osmanit në krye të institucionit më të lartë përfaqësues, theksoi se lidhjet me Kosovën, si vend me të cilin i lidh brezi mediteran, janë të shumëfishta dhe se Qeveria e Italisë dhe ai si ministër i Jashtëm dëshirojnë që raportet e mira ndërmjet dy vendeve të thellohen edhe më tej. Ai e fotoi kryekuvendaren Osmani që ta vizitojë së shpejti Italinë.

Sipas ministrit Di Maio, Italia i përkrah institucionet e Republikës së Kosovës në synimin e tyre për reforma, zhvillim ekonomik dhe krijim të perspektivës për të rinjtë e vendit.

“Investimi në teknologjitë e reja është një mënyrë për t’ua siguruar të ardhmen të rinjve të Kosovës”, tha ministri Di Maio.

Ai e shprehu, po kështu, gatishmërinë e shtetit italian që të bashkëpunojë më institucionet e Kosovës për zhvillimin e programeve të vecanta në fushë të teknologjisë informative, sigurisë dhe agjendës evropiane. ë

Image

Image