Abdixhiku takohet me ambasadorin Heldt, diskutojnë për planin qeverisës

Abdixhiku takohet me ambasadorin Heldt, diskutojnë për planin qeverisës

Aktuale February 11, 2020 - 16:31

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku sot ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MI’ja ka njoftuar se  Abdixhiku e ka informuar ambasadorin për planin qeverisës në dikasteret që ai drejton dhe projektet që janë me prioritet.

“Më tutje, Abdixhiku falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga vendi mik i Republikës së Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në komunikatë.