Bërnabiq: Shpresoj se Prishtina së shpejti do ta heqë taksën
Aktuale
February 11, 2020 - 14:53
Shpresoj që Prishtina ta heqë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kështu tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e cila shtoi se pas thirrjes së Amerikës që taksat të hiqet pa kërkuar reciprocitet, gjithçka varet nga Prishtina dhe Albin Kurti.
Ajo ndër të tjera theksoi se heqja e tarifëse rëndësishme për të ardhmen, për serbët në Kosovë, por po aq edhe për shqiptarët, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ripërsëritur edhe gjatë ditës së sotme se taksa duhet të hiqet në mënyrë që t’u hapet rrugë investimeve.
Ai përmes një postimi në Twitter tha se kjo është bazike.