Erion Veliaj i zhgënjyer: Nuk e di pse nuk erdhi Albini në takim
Kreu i Bashkësisë së Tiranës, Erion Velijaj ka deklaruar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës e ka anuluar takimin me të për arsye të panjohura.
Velijaj ka deklarur se në bazë të agjendës Kurti në këtë kohë do të duhej të ishte në takim me të.
“Unë nuk e di pse ai nuk ka ardhur, sepse në bazë të agjendës ai në këtë kohë do të vinte tek unë, mirëpo ai e ka devijuar agjendën, kështu që unë nuk kohë ta pres, sepse kam obligime të tjera dhe jemi duke u angazhuar në agjendën tonë për shënimin e 100- vjetorit të Tiranës”, tha Veliaj për Indeksonline.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Tiranën, si vizitë e parë zyrtare në krye të Qeverisë së Kosovës.
Përgjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar, Kurti takoi kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta, liderin e PD-së, Lulzim Basha.
Në agjendën e tij parashihej që të takonte edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpo, ky takim është anuluar nën arsyetimin se Kurti ka takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë që po qëndron në Kosovë.