Behgjet Pacolli paralajmëron padi ndaj Alma Lamës për shpifje

Behgjet Pacolli paralajmëron padi ndaj Alma Lamës për shpifje

Aktuale February 11, 2020 - 14:01

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-ambasadorës së Kosovës në Itali Alma Lama.

Lama ka deklaruar se Pacolli i premtoi 1 milion euro për tërmetin në Shqipëri, por dërgoi 500 granata.

“Premtoi se do jepte 1 milion euro per termetin ne Shqiperi, por dergoi 500 granata helmi, gazi lotesjelles “- tha Lama.

Me këtë rast Pacolli ka thënë se kjo është një gënjeshtër. Ai ka paralajmëruar se do ta bëjë padi në gjykatë.