Ish-kongresisti Weller: Në botën ideale nuk ka nevojë për taksa
Ish-kongresisti amerikan Jerry Weller, para studentëve të kolegjit AAB ka mbajtur sot një ligjëratë me temën “Politika aktuale amerikane”, por që ka folur edhe situatën politike në vend, taksën e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, si dhe qeverinë e re.
Weller tha se në botë ideale nuk ka nevojë për taksa, por që tha se Serbia në vazhdimësi ka punuar kundër procesit të njohjes së Kosovës.
“Në botën ideale nuk ka asnjë pengesë tregtare, në botën ideale nuk ka nevojë për tarifa, dhe Kosova është një vend i pavarur dhe meriton njohjen si vend i pavarur dhe deri më tani gjysma e vendeve të botës zyrtarisht e njohin Kosovën si një të pavarur si dhe kanë vendosur e marrëdhënieve diplomatike. Fatkeqësisht, ekziston një politikë në Serbi, e cila ka punuar kundër procesit të njohjes të Kosovën dhe sinqerisht e mban Kosovën mbrapa në shumë mënyra si objektive dhe ekonomike, sepse krijon më pak siguri”, tha Weller.
Ish-kongresisti ka uruar Qeverinë e re të Kosovës, derisa ka përgëzuar edhe partitë që kanë qenë në pushtet e që e kanë pranuar humbjen.
“Forma më e keqe e qeverisjes është demokracia derisa të provoni alternativat e tjera. Së pari, dua ta uroj një vend relativisht të ri, Kosovën dhe përparimin tuaj të vazhdueshëm ndërsa zhvilloni demokracinë tuaj, dhe demokracia është gjithnjë një eksperiment dhe eksperimenti amerikan është ende në vazhdim e sipër që ne kemi ndjekur këtë biznes për 240 vjet tani, kështu që ne vazhdojmë të mësojmë përmes zhvillimit dhe forcimit të demokracisë sonë. Së pari, e përgëzoj Kosovën për zgjedhjet, dhe gjithashtu ju përgëzoj dhe e di që partia opozitare, e cila kishte qenë në qeveri para zgjedhjeve i ka pranuar rezultatet dhe kanë uruar fituesit dhe natyrisht tranzicioni është duke u zhvilluar”, tha ai.
Weller tha se gjatë vizitës në Kosovë, pyetja më e shpeshtë që i bëhet nga të rinjtë e vendit është se çfarë është mundësia ekonomike, e për këtë ai tha se Kosova duhet të punojë më shpejt në zhvillimin ekonomik.
“Unë gjithashtu e uroj kryeministrin Kurti dhe sigurisht koalicionin qeverisës që po formohen dhe vendosen tanimë në javën e kaluar, dhe që vazhdojnë progresin dhe besoj se ata kanë disa mundësi dhe vërtet besoj. Derisa po udhëtoja nëpër Kosovë, gjersa flas me të rinjtë dhe ju e dini cila është pyetja më e madhe që ne të gjithë e marrim: Çfarë është mundësia ekonomike?, një pyetje e tillë më është bërë, unë jam një i ri, jam tejet i mirë, i arsimuar, unë kam këtë kapacitet, i kam këto aftësi dhe kështu me të vërtetë çdo qeveri qoftë në SHBA, ashtu edhe në Kosovë duhet të punojë gjithnjë më shpejt në mjedisin ekonomik që ofron punë të rëndësishme që investitorët të investojnë dhe të krijojnë vende pune dhe që të rinjtë dhe punëtorët në këtë vend të kenë mundësinë të punojnë, ndihmojnë familjet e tyre, fëmijët si dhe të kenë një të ardhme”, tha ai, raporton KosovaPress.
Ish-kongresisti amerikan u shpreh se inkurajon Qeverinë e Kosovës që të ecë përpara me agjendën ekonomike, në mënyrë që të krijohen vende të reja pune.
“Unë do të inkurajoj që qeveria juaj e re të ecë përpara me agjendën ekonomike që do të vazhdojë të tërheqë investimet për ekonominë e Kosovës të krijojë vende të reja pune, unë jam një mbrojtës i fortë i tregtisë, dhe kur jam këtu këtë javë po flas për rëndësinë e zgjerimit në tregti mes SHBA dhe Kosovës”, tha ai.
Ish-kongresisti amerikan para studentëve ka folur edhe për rrugëtimin e tij politik gjersa ka qenë pjesë e Kongresit.
“Këta themeluesit donin të siguronin që qeveria e re do të bënte më shpejt kompromis, një ekuilibër të balancuar mes shteteve të mëdha dhe të vogla, disa prej jush që keni qenë në SHBA mund ta shikoni hartën tonë shikoni në popullatën tone, shteti i Nju Jorkut është shumë më e madh sesa shteti i Delaware, New York ka 23 anëtarë në Kongres të cilët e përfaqësojnë atë, sepse bazohet në numrin e popullsisë, ndërsa Delaware ka një, por kur kombi ynë është themeluar ka pasur nga secila 13 shtete origjinale, 13 kolonitë formale, pra sfida për themeluesin tonë në atë kohë ishte si ta krijonin një ekuilibër për të formuar SHBA dhe bashkëjetesën për të gjithë ata që duan të jenë pjesë dhe dëshirojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë”, tha ai.