Beqa për drejtorin që e denoncoi për kërcënim: S’e njoh Liridonin, ia njoh veç babën

Beqa për drejtorin që e denoncoi për kërcënim: S’e njoh Liridonin, ia njoh veç babën

Aktuale February 11, 2020 - 12:43
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se nuk e njeh drejtorin e bordit të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”, Liridon Zogianin, i cili dje e ka denoncuar Beqën në Polici për kërcënim.

Dje u raportua për denoncimin e Zogianit në Polici se ka pranuar një kërcënim nga Beqa, por anëtari i PDK-së është shprehur i painformauar për këtë çështje.

“Jo s’kam informata, as s’kam kurrgjë me të, hiç absolut. Liridon Zogianin nuk e njoh, e njoh babain e tij, as s’e njoh Liridonin. S’kam asnjë informatë për këtë çështje”, ka thënë Beqa për Gazetën Sinjali.

Zyrtari i PDK-së thotë se nuk është kontaktuar nga Policia për këtë çështje, ndërsa shton se “me pasë diçka unë, m’kish thirrë dikush”.

“S’kam as diçka me atë djalin, atë Liridonin. Nuk po e di as për çka po flasim. Me pasë diçka unë m’kish thirrë dikush”, ka thënë Beqa.

Drejtori i bordit të “Ibër-Lepencit”, Liridon Zogiani, dje e ka paraqitur në Polici edhe mesazhin e marrë në telefon nga Beqa, ku i thuhet: “Në qoftëse merresh me mua dhe familjen time, do të kesh punë personalisht me mua”.

Për rastin, bëhet e ditur se janë njoftuar njësitet relevante, derisa Policia thuhet se është duke e u marrrë me rastin