26 vjeçarja nga Tetova e braktis foshnjën në QKUK
Aktuale
February 11, 2020 - 12:33
Një 26 vjeçare nga Tetova e Maqedonia e Veriut e ka braktisur foshnjen e porsalindur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë Jakup Ismaili.
” Po, është e drejtë e saj që ta mbajë ose jo foshnjen. Mirëpo unë për shkak të sqarimit të rastit e kam njoftuar policinë që po e heton rastin. Poashtu me rastin janë njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale në Ferizaj “- tha Ismaili.
Ai shtoi se foshnja është mirë me shëndet dhe është dërguar në Klinikën e Neonatologjisë.
“Foshnja ka lind dje. Është djalë. Është mirë me shëndet. Ka lindur me peshë mbi tre kilogramë. E kemi dërguar në Klinikën e Neonatologjisë “- shtoi Ismaili.
Nuk dihet ende arsyeja që e ka shtyrë 26 vjeçaren nga Tetova ta ndërmerr një hap të tillë.