Lekaj paralajmëron protesta nëse ndalet Autostrada e Dukagjinit

Lekaj paralajmëron protesta nëse ndalet Autostrada e Dukagjinit

Aktuale February 11, 2020 - 11:28

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paralajmëruar se do të organizohet protesta nëse Qeveria aktuale tenton ta ndalojë realizimin projektit për Autostradën e Dukagjinit.

Lekaj ka sqaruar se ky projekt është aprovuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Mendoj që është diçka e padrejtë për Dukagjinin dhe për qytetarët e Dukagjinit ku numërojnë 624 mijë banorë dhe janë taksa paguesit më të mëdhenj të qeverisë së Kosovës dhe nëse merret një vendim i tillë mendoj që po e linçojnë atë regjion dhe ne do të bëjmë atë që duhet më bë dhe do t’i ftojmë qytetarët në protesta dhe do të përdorim të gjitha mekanizmat politik demokratik që mos me u anuluar kjo autostradë sepse edhe kjo autostradë është aprovuar me buxhet në Parlamentin e Kosovës dhe vetë deputetët e kanë aprovuar dhe tani të merret një vendim i padrejtë historia nuk do t’i falë”.

“Ne si Aleancë jemi të vendosur që të ndodhë autostrada e Dukagjinit jo pse ne vijmë nga Dukagjini por që duhet në tërë Kosovën të trajtohen barabartë dhe mos të linçohet një regjion. Ne i kemi parapri bisedat për këtë autostradë edhe me qytetarët edhe me kryetarët dhe 99.9% kanë qenë që duhet të ndodhë dhe dy kryetarët nga LDK-ja ata e kanë thënë një po të madhe dhe tani politikisht të sanksionohet ky regjion është i padrejtë”.

Plani i kryeministrit Albin Kurti për ta hequr tarifën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe dhe për ta zëvendësuar atë me aplikim reciprociteti të plotë me këtë shtet nuk po mbështetet nga ish-qeverisja.

Lekaj shtoi se kryeministri Albin Kurti me reciprocitet po bënë një mashtrim të radhës dhe sipas tij, reciprociteti asnjëherë s’ka për tu implementuar.

“Nuk besoj se reciprociteti do të jetë i suksesshëm sepse ne nuk kemi sqarim sa i përket reciprocitetit sepse edhe iniciativat për reciprocitet asnjëherë nuk kanë mundur të implementohen dhe në këtë mënyrë mendoj që Kurti bënë shumë gabim dhe bënë një mashtrim të radhës thuajse ne po e heqim taksën dhe po vejmë reciprocitet që asnjëherë s’ka për tu implementuar”.

Sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mundohet që ta bindin kryeministrin Kurti dhe qeverinë e Kosovës për mos heqjen e taksës, në qoftë se ata nuk binden atëherë do të përdorin të gjitha metodat demokratike.

“Ne kemi paralajmëruar se si AAK do të bëjmë atë që duhet me e bë për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës për ta mbrojtur vendimin e Qeverisë Kosovës sepse për herë të parë në histori pas pavarësisë kemi dëshmuar që Kosova merr vendime pa e pyetur Beogradin dhe është autonome në vendimet e veta dhe ne si Aleancë do të përdorim të gjitha metodat demokratike edhe duke ftuar debat në parlament për të sqaruar Kryeministri i Kosovës se pse do ta heq taksën dhe pse me vendos reciprocitet kur ne ende nuk dimë çka do të thotë reciprociteti i Kurtit sepse nëse shkojmë me reciprocitet ekonomik, reciprocitet administrativ dhe politik atëherë mendoj që ne si Kosovë nuk jemi të përgatitur për këtë dhe po duam që t’i hapim një treg Serbisë prej 400-500 milionë dhe mos të marrim asgjë”.

“Sa i përket metodave që do t’i përdor Aleanca do të mundohemi që ta bindim Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës në debat dhe në parlament dhe nëse janë të pa dëgjueshëm atëherë do të përdorim të gjitha metodat demokratike për të penguar këtë vendim që do ta merr Kurti”.

“Sa i përket thirrjes së Kurtit për të hequr taksën 100 % për mallrat Serbe mendoj që është një vendim që nuk shkon në favor të mirës së Kosovës dhe i bënë favore Serbisë dhe këtë kur e them e bazoj në atë sepse ne nëse ulemi në tavolinë për të dialoguar do të thotë nuk kemi asgjë në dorë por ne po shkojmë ndoshta si pa përgatitur në dialog dhe pa e kushtëzuar Serbinë kur dihet se Serbia ka bërë luftë të madhe për çnjohje të vendeve që e ka njohur Kosovën dhe mendoj që nëse na ja japim tregun pa njohje reciproke mendoj që është gabimi më trashanik që e bënë Kryeministri i Kosovës”, tha Lekaj, raporton Ekonomia Online.