Sot pensionohet prokurori Sylë Hoxha
Aktuale
February 11, 2020 - 09:42
Prokurori i njohur kosovar, Sylë Hoxha sot do t’i jap fund karrierës së tij.
Hoxha do të mbahet mend për ngritjen e aktakuzave ndaj të dyshuarve për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic.
Në një intervistë për Klan Kosovën, Sylë Hoxha u shprehë se rasti më i veçantë në karrierën e tij mbetet ngritja e aktakuzave ndaj 40 personave të dyshuar për terrorizëm.
Hoxha së fundmi ka punuar në një rast ku do të ngritët një aktakuzë shumë shpejtë ndaj 37 personave, 26 prej të cilëve zyrtarë policor.