Vrasja e demonstruesve, Kurti kërkon nga UNMIK’u të marrë masa
Aktuale
February 10, 2020 - 15:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se UNMIKU duhet të përgjigjet për vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, gjatë protestës së 10 shkurtit të vitit 2007.
Kurti pas homazheve për dy ish-aktivistët, deklaroi se policia e asaj kohe kishte pasur faj për humbjen e dy aktivistëve, të cilët po protestonin në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kundërshtimin e Pakos së Ahtisaarit.
“UNMIKU duhet të marrë masa dhe të kthejë përgjigje për Opinionin e Panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut të UNMIKUT meqenëse, ky panel nxori vendimin se policia ka pasur faj sa i përket vrasjes së demonstruesve paqësorë”, ka deklaruar Kurti.