Abdixhiku nesër inspekton punimet në rrethrrotullimin e Veternikut
Aktuale
February 10, 2020 - 14:56
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku nesër do të inspektojë punimet në rrethrrotullimin e Veternikut.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, MI’ja ka njoftuar se Abdixhiku do ta realizojë këtë vizitë në orën 9:30 te ura.
“Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të martën (11.02.2010) viziton punimet në rrethrrotullimin e Veternikut”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Abdixhiku ditë më parë ka thënë se do të intensifikojë veprimet për t’u rritur dinamika e punës, meqenëse sipas planit që ka gjetur në Ministri, punimet atje pritet të përfundojnë në muajin maj.
Për ministrin Abdixhiku një afat i tillë kohor është shumë i largët.
“Sipas planeve që i gjeta këtu, ishte deri në maj. M’u duk larg shumë. Kërkova një dinamikë të re”, ka thënë ai, i pyetur se kur do të përfundojnë punimet atje.