Minsitrja Dumoshi kërkon që të merret vendimi për vendosjen e shtatores së Anton Çettës
Aktuale
February 10, 2020 - 14:50
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, si asambleiste e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ka kërkuar sot që në mbledhjen e radhës të hyjë në rend të ditës vendimi për vendosjen e shtatores së Anton Çettës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Dumoshi përmes në postimi në Facebook, ku edhe ka thënë se Kosova dhe Prishtina i kanë borxh Antonit, andaj duhet miratuar ky vendim për t’i gjetur vend Antonit në Prishtinë.
Dumoshi tutje ka thënë se figura e tij e fisnikëron Prishtinën dhe i jep dimension etik kryeqytetit të Kosovës, për të cilën ai punoi me dashuri dhe përkushtim.