Kjo është kënga që Nexhmije Pagarusha e la amenat ta lëshojnë në varrimin e saj

Kjo është kënga që Nexhmije Pagarusha e la amenat ta lëshojnë në varrimin e saj

Aktuale February 09, 2020 - 13:22

Arti shqiptarë u trondit fort këtë të premte, ku këngëtarja Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Sot gjatë ditës krerët e shtetit dhe insitucioneve por edhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe në Teatrin Kombëtar ku ka qëndruar për disa orë arkivoli me trupin e “Këngëtarës së Shekullit”.

Këngëtarja qysh në vitin 2003 kishte lën një amanet të shkruar, raporton Zëri.info

Përveç se u kishte kërkuar familjarëve që ta përcjellin në banesën e fundit me një ceremoni private dhe pa praninë e mediave, ajo në vitin 2003 kishte lën amanet që kur të vdes tek varri i saj ta lëshonin CD-në e këngës “Lugina e dashurisë” të kënduar nga Ilir Shaqiri.

Image

Varrimi i këngëtarës do të bëhet sot në vendlindjen e saj në Pagarushë të Malishevës në ora 14:30./ZERI/