Reshjet e borës në Prishtinë, aktivizohet komuna

Reshjet e borës në Prishtinë, aktivizohet komuna

Aktuale February 04, 2020 - 22:06

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të reshjeve të borës që ishin paralajmëruar për sonte.

Teksa ka apeluar për kujdes, Ahmeti ka ofruar edhe një numër për raste emergjente.

“Të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të rreshjeve të cilat kanë qenë të paralajmëruara. Meqenëse rreshjet janë të vazhdueshme ju lusim për kujdes në rrugë. Për çdo emergjencë kontaktoni 080012233”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e borës do të jenë të pranishme pos të martës, edhe të mërkurën e të enjten.