Vuniqi i gëzohet zgjedhjes së Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit

Vuniqi i gëzohet zgjedhjes së Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit

Aktuale February 04, 2020 - 00:11

Lajm të jashtëzakonshëm e ka quajtur zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, zgjedhjen në krye të Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Vuniqi ka thënë se zgjedhja e Osmanit, është një lajm i mirë për popullin e Kosovë dhe imazhin e shtetit tonë.

Ajo ka vlerësuar lartë përgatitjet që ka Osmani, duke u ndjerë krenare që tashmë në krye të Kuvendit është një grua e përgatitur profesionalisht që do jetë edhe shembull./Zeri/

Ky është shkrimi i plotë i Rejhan Vuniqit:

Vjosa Osmani Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Një lajm jashtëzakonisht i mirë për popullin e Kosovës e sidomos për imazhin e shtetit tonë, tani me krenari mundë të themi se kemi një femër në krye të legjislaturës. Besoni, nuk u gëzova vetëm për faktin se u zgjodh një femër në këtë pozitë shumë të rëndësishme të shtetit, por më gëzoi fakti që u zgjodh Vjosa Osmani, një zonjë me një karierë të shkëlqyeshme politike, një zonjë që u admirua dhe u përqafua nga qindra mija njerëz të Kosovës, një zonjë që përveq shkollimit dhe profesionalizmit të saj, tregoi se mundë të jetë edhe lidere dhe shembull i qëndresës dhe parimeve.

Të priftë e mbara Vjosa dhe vazhdo të na bësh edhe më tutje krenarë.