Agim Veliu pas takimit me Grenell: Miqësia me SHBA është besim që do të na sigurojë suksesin edhe në shekujt në vazhdim

Agim Veliu pas takimit me Grenell: Miqësia me SHBA është besim që do të na sigurojë suksesin edhe në shekujt në vazhdim

Aktuale January 23, 2020 - 21:23

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu ka folur pas takimit me ambasadorin amerikan Richard Grenell.

Veliu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se miqësia është njëkohësisht besim; besim i plotë që bashkërrugëtimi ynë, i cili këto 100 vitet e fundit ndërtoi dy shtete shqiptare, do të sigurojë edhe suksesin tonë në shekujt e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Miqësia është njëkohësisht besim; besim i plotë që bashkërrugëtimi ynë, i cili këto 100 vitet e fundit ndërtoi dy shtete shqiptare, do të sigurojë edhe suksesin tonë në shekujt e ardhshëm.