Ramiz Lladrovci jep detaje për kërcënimin që mori më 21 janar

Ramiz Lladrovci jep detaje për kërcënimin që mori më 21 janar

Aktuale January 23, 2020 - 13:57

Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që mori i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Se është kërcënuar e konfirmoi edhe vetë Lladrovci. Ai tha se me 21 janar ka marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bën me qytetarët ën rrjetet sociale.

Tutej ai tha se kërcënimet që ka pranuar, tashmë i ka deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu tha se veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave iu beson dhe shpreson falënderim për punën e angazhimin e tyre.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit të sotëm, të organizuar nga KDI me administratorët e fshatrave, lidhur me temën: Prioritetet e komunës së Drenasit për Investimet kapitale për vitin 2020, kam marrë shumë telefonata nga mediat.

Lidhur me interesimin e gazetarëve, rreth një kërcënimi kundër meje, jap sqarimin në vijim:

Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social.

Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre.

Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre.