Mjekët ligjërisht mund të ofrojnë shërbime vetëm si të licencuar

Mjekët ligjërisht mund të ofrojnë shërbime vetëm si të licencuar

Aktuale January 11, 2020 - 08:37
detajet

Në mënyrë të kundërligjshme rreth 50 mjekë po vazhdojnë të japin shërbime në Kosovë edhe pse nuk janë të licencuar. Moslicencimi i tyre nuk po u pengon udhëheqësve të institucioneve publike shëndetësore në vend, të cilët nuk po marrin masa ndaj këtyre mjekëve,shkrun sot gazeta Zëri.

Derisa profesionistët shëndetësorë po japin shërbime edhe pa qenë të licencuar, Ligji i Kosovës për Shëndetësi e ndalon një gjë të tillë.

Institucionet publike shëndetësore në vend nuk po i përfillen këtij ligji, pavarësisht thirrjeve të bëra ndaj tyre, kështu duke i lënë mjekët t’u japin shërbime pacientëve edhe pa qenë të licencuar.

Në Nenin 71 të Ligjit të Kosovës për Shëndetësi thuhet se profesionisti shëndetësor mund të ofrojë shërbime shëndetësore në mënyrë të pavarur vetëm pas marrjes së licencës.

Ky ligj parasheh se pas përfundimit të suksesshëm të provimit profesional profesionisti shëndetësor duhet të regjistrohet pranë Odës së Profesionistëve dhe pastaj licencimi i profesionistit shëndetësor bëhet nga oda përkatëse e profesionistëve shëndetësorë në pajtim me këtë ligj./Zëri.