Milaim Zeka: Nesër mandatohet Kurti, sinjalet për koalicion janë pozitive
Kryetari i PEK’ut, Milaim Zeka, ka thënë se nuk ka asnjë dilemë që nesër do të mandatohet për kryeministër Albin Kurti.
Zeka ka thënë se fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, nesër do të marrë mandatin te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe për këtë nuk ka asnjë dilemë.
“Presidenti Thaçi, neser, dite e hene, do ta mandatojë Albin Kurtin për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Për këtë nuk ka asnjë dilemë. LVV tani e ka te gatshem listen me emrat e gjithe atyre qe do bartin çdo post ne qeverine e ardhshme”, ka shkruar Zeka në faqen e tij në Facebook.
Ai ka thënë se sinjalet janë pozitive për koalicion me LDK’në, pas deklaratave të Vjosa Osmanit.
“Tani topi eshte ne doren e Isa Mustafes. Mirepo nese analizojme deklaratat publike te Vjosa Osmanit, signalet jane shume pozitive. Eshte hera e pare qe Vjosa i ka treguar dhembet per te gjithe ata qe po sabotojne krijimin e qeverise”
Tutje ai ka shtuar se vendit i dueht doemos një qeveri e re e përbërë nga VV’ja dhe LDK’ja.
Ky është statusi i plotë i tij: