Shikoni si u prit festa e vitit të ri në Prishtinë

Shikoni si u prit festa e vitit të ri në Prishtinë

Aktuale January 01, 2020 - 20:21

Mijëra qytetar kanë pritur vitin 2020 në sheshet kryesore të Prishtinë.

 “Prite në Shesh” ishte motoja e festave të fundviti.

E kësaj ftese ju përgjigjën mijëra qytetar, që stërmbushen sheshte e Prishtinës.

Gjithë kësaj atmosfere të mirë në natën e ndërrimit të mot – moteve i kontribuan edhe më shumë performancat muzikore në të dy sheshet e kryeqytetit.

E organizimi u bë nga Komuna e Prishtinë.

 “Prite nShesh osht aktivitet kulturor, ku per qellim e ka scoializimin e shoqërimin e njerëzve, dhe  pritjen n shesh te festave te fundvitit, pra per brenda prite nshesh eshte koncepti tregu i fundvitit apo sic njihet ne qytet vere ndimen”, thotë Adrian Berisha, koordinator i projektit Prite N Shesh.

Për ta ruajtuar sigurinë në këtë natë, në mesin e qytetarëve, u panë edhe policë të shumtë.

E qytetarët që dolën për ta pritur festën e vitit të ri në sheshet e Prishtinës, iu pëlqeu tej mase kjo atmosferë e krijuar.

Për shumicën prej tyre, viti që lamë pas ishte vit mjaftë i suksesshëm.

 “U kon perfekt fenomenal, ka pas shume sukses ne cdo aspekt. Po shume qata edhe dolëm pak me shiju atmosferën. Veq ishalla mshkon mbare si ky qe po e lojme mbrapa”, thonë Albina Krasniqi dhe Leonora Krasniqi.

 “Ne përgjithësi ka qene vit i mbare e shpresojmë qe viti 2020 te jete edhe me i mbare. Te rregullohet çështja shteterore mas pari, mandej shëndet, mbarësi etj”, Sabrije Musliu.

E në mesin e mijërave qytetarëve që erdhën ta presin këtë natë në Prishtine, pati edhe nga ata që udhëtuan qindra apo mijëra kilometra.

 “ Vi nga Italia te festoj vitin e ri se bashku me juve, kam kënaqësinë. Pres shume te mira”, thotë Sabrije Krasniqi, nga Italia.

 “Kemi ardhe nga Shqiperia vetëm per te festuar ne Prishtine. Shume mire atmosfera shume e bukur. Sa ma shume lumturi, paqe e dahuri mes njerëzve.’’, thotë një shtetas shqiptar.

Madje, pati edhe të tillë që erdhën nga rajoni ekskluzivisht që të festojnë në Prishtinë.

 “Ishte shumë bukur. E mrekullueshme. E dua Prishtinën:, thotë një shtetase bullgare.

Këtu u pa edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai u shpreh se viti 2020 do të jetë vit i projekteve të mëdha për Prishtinën.

 “Une i uroj mas pari te gjithë qytetaret qe te kenë nje vit me te mire se 2019 dhe besoj shume se 2020 do te jete vit me i mire per krejt. Viti 2020 na pret me shume projekte te medhaja, prej parkingjeve e deri te tunelli te Agim Ramadani”

Ndërsa ora dymbëdhjetë, shumicën e qytetarëve i gjeti në sheshin Skenderbeu, atje ku ishte edhe skena kryesore.

Këtu u numërua së prapthi deri sa ora shënoi 00:00, ndërsa në këtë moment qielli u ndriçua nga fishekzjarr të shumtë.