Kadri Veseli ironizon me VV dhe LDK-në: Koalicioni i tyre është merr-jep!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka folur për zhvillimet e fundit në vend, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë se nuk është i befasuar nga zgjedhja e Galuk Konjufcës si kryetari i Kuvendit.
“Nuk u befasova se ne kemi pasur një proces zgjedhor ku është zgjedhur edhe kryetari i Kuvendit. Befasohet njeriu nganjëherë sepse unë e njoh bukur mirë VV dhe Albin Kuritn i përdor çdo simbol, çdo situatë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Veseli ka thënë se vonesa e këtij koalicioni nuk është korrekte dhe se sipas tij ky koalicion është një mashtrim.
“S’janë korrekte dy vjet para zgjedhjeve u promovua ky koalicion dhe pas zgjedhjeve, është më tepër se një mashtrim, kanë me u dëshpëru edhe më shumë ata të cilët kanë mbajt shpresa në ta, po del se s’kanë marrëveshje tash. Unë nuk dëgjoj që flasin për ndonjë princip diçka për korrupsion, për punëtorin, minatorin, punëtorin shëndetësor, çdo bisedë që e kanë veç për ndarjen e posteve”, u shpreh ai.
Tutje Veseli ka thënë se koalicioni LDK-VV është merr jep.
“Ky koalicioni i tyre është merr jep, ja unë po ta jepi ty presidentin, ti merr këtë ministri…”, ka thënë ai.