Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës del kundër Minishengenit: Rama shfryu egër kundër Kosovës
Ky reagim i ASHAK-ut vjen pas një seri sulmesh të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të politikës dhe institucioneve të Kosovës që kanë kundërshtuar një ide të tillë dhe kanë refuzuar ftesat për pjesëmarrje në një tavolinë me Serbinë.
Akademia e Shkencave të Arteve të Kosovës konstaton se një nismë e tillë ka për qëllim rrënimin e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit.
Në reagimin e lëshuar sot nga ASHAK gjithashtu përmendet edhe fakti se si Edi Rama ka sulmuar një gazetare duke e akuzuar për ‘pyetje patetike’, në momentin kur ajo ka përmendur faktin që Serbia s’ka kërkuar falje për krimet qe shteti serb i ka kryer kundër civilëve në Kosovë.
Nga ASHAK-ut ndër të tjera thonë se një ide e tillë për ‘Minishengen’ nuk mund të jetësohet duke qenë se Serbia do të ketë rol dominues aty dhe bazuar në faktin se Beogradi zyrtar vazhdon me qasje destruktive ndaj Kosovës, nuk e njeh si shtet dhe çdo ditë e lufton subjektivitetin ndërkombëtar.
“Kosova nuk mund të marrë pjesë në një nismë të tillë përderisa Serbia vazhdon ta mbajë në kushtetutën e saj”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Në letrën e lëshuar nga ASHK-u gjithashtu është kritikuar shoqëria civile dhe bota akademike në Shqipëri të cilët nuk kanë reaguar ndaj sulmeve të Edi Ramës karshi Kosovës.