E shtuna e stërngarkuar e LVV e LDK, tash e tri orë pa të reja
Aktuale
December 14, 2019 - 19:07
Detajet
Kanë kaluar tri orë prej se janë takuar lideri i Vetëtendosjes , Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për marrëveshje për Qeverinë e re, shkruan Indeksonline.
E ende askush nuk ka lëvizur nga objekti i Kuvendit ku po mbahet takimi.
Ky takim ka filluar në ora 16:00.
Pjesëmarrës në takim janë edhe disa anëtarë të partive.
Në Kuvend janë parë duke hyrë edhe Isa Mustafa, bashkë me Agim Veliun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin.
Vjosa Osmani nuk është parë bashkë me grupin e krerëve të LDK-së.
Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje është parë Besnik Bislimi.