A do të bëhet Haradinaj prapë kryeministër? ja çfarë thotë ai

A do të bëhet Haradinaj prapë kryeministër? ja çfarë thotë ai

Aktuale December 13, 2019 - 22:39
Detajet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mundësisë që ai të bëhet përsëri shef i ekzekutivit të vendit.

Gjatë një interviste në emisionin “A Show”, me Adi Krastën, të transmetuar në televizionin T7, Haradinaj e ka lënë të hapur mundësinë që të bëhet për kryeministër për herë të tretë.

“Nuk e përjashtoj mundësinë”, është shprehur Haradinaj, teksa ka shtuar: “Nuk e di a do të vijë hera e tretë. Këtu jam”.

“Edhe këtë herë kur u bëra kryetar qeverie, nuk e pata me çdo kusht”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit, pasi u ftua që të merret në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë.

Dorëheqja e tij e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, i cili pritet të bëhet shef i ri i ekzekutivit të vendit.