Sot mbyllet për qarkullim rruga “Nazim Gafurri”
Aktuale
December 09, 2019 - 09:38
detaje
Rruga “Nazim Gafurri” sot është e mbyllur për qarkullim të automjeteve për shkak të punimeve të asfaltimit.
Stacioni i fundit i linjës numër 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën “UÇK” përballë ndërtesës së vjetër të Komunës.
“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptim dhe i lusim që të planifikojnë qarkullimin e tyre bazuar në këtë informatë”, shkruan në njoftim.