Tri projekte të mëdha që i japin hov zhvillimit të ekonomisë së Vushtrrisë

Tri projekte të mëdha që i japin hov zhvillimit të ekonomisë së Vushtrrisë

Aktuale December 09, 2019 - 08:14
detaje

 

Image

Kryetari i Vushtrrisë Xhevdet Tahiri, nga kongresi i 2-të i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Frankfurt të Gjermanisë, ka ftuar bizneset e diasporës të investojnë në Vushtrri, duke u ofruar kushte maksimale për afarizëm të suksesshëm, derisa ka potencuar tri projekte të mëdha disamilionëshe, që do ta zhvillojnë ekonominë vushtrriase, shkruan sot gazeta Zeri

Vushtrri. Tri projekte të mëdha, ai 100-milionësh i prodhimit të energjisë elektrike me erë “Cicavica Wind Farm”, projekti polak i revitalizimit të minierës së Dubovcit, për të cilin kompania polake “Bisek” investon 5 milionë euro për 7 vjet, investimi kosovaro-kroat për fabrikën për përpunimin dhe paketimin e peshkut, për të cilin investohen 7.3 milionë euro, si dhe investimet e kompanive vushtrriase i kanë dhënë zhvillim të hovshëm ekonomisë së Vushtrrisë.

Për pak kohë Vushtrria do të jetë njëra prej qendrave më të mëdha industriale në Kosovë, ka thënë kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, duke marrë pjesë në kongresin e 2-të të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Frankfurt të Gjermanisë. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës "Zëri" si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)