Gani Geci zbulon një ofertë të re që ai thotë se LDK ia ka bërë Vetëvendosjes

Gani Geci zbulon një ofertë të re që ai thotë se LDK ia ka bërë Vetëvendosjes

Aktuale December 05, 2019 - 22:37
detaje

Ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, thotë se është në dijeni për një ofertë tjetër që Lidhja Demokratike ia ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje, e që deri tash nuk është përmendur.

Geci në emisionin “Pressing” ka thënë se LDK ka pranuar që t’ia lë VV’së 6 ministri, ndonëse janë marrë vesh t’i ndajnë 5 me 5 ministrit. E, sipas Gecit, LDK ka ofruar diçka të tillë në këmbim të postit të Presidentit të Kosovës.

“Sipas informatave të mia LDK i ka ofruar Vetëvendosjes që t’ia jap edhe një ministri në këmbim të postit të Presidentit. Pra të ndahen 6 me 4. Në momentin që LDK do të merrte postin e Presidentit, do t’ia jepte edhe një ministri VV’së, e cila do t’i bënte gjashtë”, ka thënë Geci.

Ai ka thënë se është shumë e kuptueshme që LDK’ja ta kërkojë postin e Presidentit, ndërsa e kupton edhe dëshirën e kreut të LDK’së, Isa Mustafa, për të përfunduar karrierën politike si President. Express