Gjinovci-Jasharajt: Personalisht nuk dini drejtshkrim

Gjinovci-Jasharajt: Personalisht nuk dini drejtshkrim

Aktuale dhjetor 05, 2019 - 22:04
Detaje

Kryetari i ORCA, Rron Gjinovci, i ka thënë Kryetarit të SBAShK, Rrahman Jasharajt se mësimdhënësit në nivel vendi duhet të testohen.

Ai në Zona e Debatit i ka thënë Jasharajt se as ai personalisht nuk di drejtshkrim.

“As ju personalisht nuk dini drejtshkrim”, është shprehur Gjinovci në debatin lidhur me rezultatin e dobët të shënuar në testin PISA të nxënësve kosovar.

Në anën tjetër, Jasharaj, ka theksuar se sindikata që drejton nuk lejon testimin e mësimdhënësve.

“Mësimdhënësit tanë i kanë kryer testimet në fakultete”, është shprehur Jasharaj.