Historia e dhimbshme që fshehet pas kësaj çante, serbët vranë nxënësin dhe trupi nuk ju gjet kurrë

Historia e dhimbshme që fshehet pas kësaj çante, serbët vranë nxënësin dhe trupi nuk ju gjet kurrë

Aktuale November 25, 2019 - 22:11
Detajet

Lufta në Kosovë nuk ka kursyer as fëmijët, e këtë e tregon edhe historia e Altinit i cili u vra mizorisht bashkë me vllaun dhe dy motrat në mars të vitit 1999.

Historinë e Altinit e ka ndarë një qytetarë përmes rrjeteve sociale, duke publikuar edhe fotografinë e çantës, pasi në atë kohë Altini ishte nxënës i klasës së katërt dhe çanta e tij mbanë ende librat dhe fletoret sipas orarit të ditës së fundit që ai e përdori dhe është ekspozuar në një muze të luftës në Prishtinë, shkruan Zëri.info

Kjo është historia e dhimbshme e Altinit:

"Bonu moj nanë si i vdekun"

Çanta e Altinit

Altini, bashkë me nënën, me dy motrat dhe me vëllain e vogël Redonin si dhe kusherinjtë e tjerë u strehuan në picerinë Kalabria në datën 26 mars të vitit 1999. Kur forcat serbe hapën zjarr, Altini mbeti i plagosur rëndë pranë nënës së tij, e cila i tha: "Bonu moj nanë si i vdekun" dhe ai qëndroi ashtu pa lëvizur. Teksa po i bartnin trupat, ata (ushtria serbe) vunë re se Altini ishte ende gjallë dhe e vranë në vend. Trupi i tij nuk është gjetur ende. Aty mbetën të vrarë motrat e Altinit, Majlinda dhe Herolinda si dhe vëllai i tij i vogël, Redoni.

Altini ishte nxënës i klasës së katërt dhe çanta e tij mbanë librat dhe fletoret sipas orarit të ditës së fundit që ai e përdori.

 

Image