Mehmeti: Nëse është nevoja do angazhojmë një kompani ndërkombëtare për vlerësimin e tarifave të automjeteve
Aktuale
November 21, 2019 - 11:44
Detajet
Banka Qendrore e Kosovës po vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë për vendimin për rritjen e tarifës për sigurimin e automjeteve, raporton "Zëri.info".
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha sot para mediave se vendimi është marrë dhe nëse vlerësohet se ka nevojë që një kompani ndërkombëtare të jep vlerësimin e saj për këtë çështje, atëherë BQK do të pajtohet.
"Vendimi është marrë. Ne jemi të hapur për gjitha opsionet në rast se vlerësohet nevoja qe të angazhohet një kompani ndërkombëtare për vlerësim. Ky vendim nuk është shkelje ligjore", tha ai.