Luani në një restaurant të Gjilanit nuk ka trajtimin e duhur, reagon Fondacioni për Të Drejtat e Kafshëve

Luani në një restaurant të Gjilanit nuk ka trajtimin e duhur, reagon Fondacioni për Të Drejtat e Kafshëve

Aktuale November 20, 2019 - 23:43
Detajet

Kafshët në vendin tonë nuk e kanë trajtimin e duhur. Në një restorant në Gjilan në mesin e kafshëve të egra, mbahet edhe një luan, i cili është i vendosur në një kafaz shumë të vogël.

E, për këtë ka reaguar Fondacioni për Të Drejtat e Kafshëve, të cilët këtë gjest e kanë quajtur të pa pranueshëm, përcjellë Indeksonline.

“Avokatët e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve do të shqyrtojnë ligjet në fuqi dhe do të veprojmë në të mirën e luanit që mbahet në kafaz të vogël, sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Mbajtja e kafshëve në këtë mënyrë, importimi i tyre (me gjasë edhe i jashtëligjshëm) tregojnë mirë sa i dobët është shteti në mbikëqyrje të situatave të tilla.

Shpresojmë edhe në vëmendje të organizatave ndërkombëtare në mënyrë që ta nxjerrin luanin nga ai vend”, thuhet në reagim.